Edhe një fitore për Llapin, Prishtina pa telashe ndaj Drenicës

Hendboll

Edhe një fitore për Llapin, Prishtina pa telashe ndaj Drenicës

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 23:10
Edhe një fitore për Llapin, Prishtina pa telashe ndaj Drenicës

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën në xhiron e 18-të, të fundit për pjesën e rregullt të kampionatit, Llapi fitoi në udhëtim ndaj Prizrenit me 31:22. Llapi është i parafundit me 12 pikë, sa i ka edhe Vushtrria në vend të tetë. Prizreni është i fundit me tri pikë.

Zhegra, Vushtrria, Llapi e Prizreni tashmë do të vazhdojnë garën në Superligën B. Ndërsa Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Kastrioti, Drenica dhe Vëllaznimi do të garojnë në Superligën A.

Të dielën në kuadër të javës së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit u luajt edhe ndeshja në mes të Prishtinës dhe Drenicës. Prishtina fitoi bindshëm, me rezultat 52:18. Prishtina është e dyta me 29 pikë. Drenica është e pesta me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat