Muqolli: Besa është pa konkurrencë si në vitet e kaluara!

Hendboll

Muqolli: Besa është pa konkurrencë si në vitet e kaluara!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:55
Muqolli: Besa është pa konkurrencë si në vitet e kaluara!

Besa Famgas nga Peja për nga cilësia, i ngjan një skuadre sikur të jetë nga një planet tjetër në elitën e hendbollit të Kosovës. 

Nga 19 ndeshje ka shënuar po aq fitore dhe kryeson bindshëm, me gjithsej 38 pikë. 

Pejanët deri me tash nuk kanë ndonjë rival të denjë qoftë në luftë për titullin e kampionit qoftë për ekzistencë. 

Yll Muqolli është prej hendbollistëve më të talentuar në ligë dhe së fundi ka shënuar 10 gola për fitoren e thellë të Besës, me rezultat 47:25 ndaj Vëllaznimit nga Gjakova. 

Ai tha se është në formën të mirë dhe nuk sheh ndonjë skuadër që mund t’ju paraqes rrezik deri në fund të garave. 

“Forma aktuale është e mirë, por shpresoj në rritje të vazhdueshme të formës time. Nuk duhet të mjaftohem me kaq! Sa i përket Besës, e shoh si ekip pa konkurrencë si vitet e kaluara dhe këtë vit nuk besoj se do të hasim në probleme nga ekipet kundërshtare. Mendoj se nuk do të kemi probleme në synimet tona, do të stolisemi me titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Hendbollisti flet edhe se ku dallon më shumë skuadra pejane nga rivalët tjerë.

“Organizimi i mirë i klubit, serioziteti dhe ushtrimet e palodhshme e dallojnë klubin tonë, në veçanti lidhja e ngushtë mes lojtarëve dhe stafit”, përfundon Muqolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat