Tragjedi, vdes sportisti në moshën 32-vjeçare

Hendboll

Tragjedi, vdes sportisti në moshën 32-vjeçare

Nga: K.Goca Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:22
Tragjedi, vdes sportisti në moshën 32-vjeçare

Portieri i ekipit kombëtar portugez të hendbollit dhe ekipit të Portos, Alfredo Quintana, vdes në moshën 32 - vjeçare.

Quintani u sëmurë gjatë stërvitjes të së hënës dhe mjekët u përpoqën ta kthejnë atë në jetë por ka qenë e pamundur. 

Quintana u transferua në spital, ku u vërtetua se ai kishte sulm në zemër.

Menjëherë pasi u shtrua në spital, sportistit iu vendos aparatura por as kjo nuk e ndihmon. Pas dy ditëve në komë, portieri i kombëtares së Portugalisë vdiq.

Me Porton, ai fitoi gjashtë tituj kampion të vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat