Telashe të mëdha! KHF Istogu reagon: KB Istogu subvencionohet nga Komuna e Istogut fiks 10 herë më shumë

Hendboll

Telashe të mëdha! KHF Istogu reagon: KB Istogu subvencionohet nga Komuna e Istogut fiks 10 herë më shumë

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Logo e KHF Istogu

Kudo telashe dhe mosmarrëveshje! Telashe edhe në komunën e Istogut mes klubeve të hendbollit dhe të basketbollit.  Liderja e kampionatit të Kosovës (femrat), Istogu dhe  skuadra e meshkujve, reagojnë ndaj disa padrejtësive me një letër të hapur.  

“Të nderuar qytetar të komunës së Istogut, dashamirë dhe mbështetës duke parë disa reagime të individëve të caktuar, sportistëve dhe KB Istogut, duke përmendur emrin e KHF Istogut në reagime dhe deklarime, që siç duket ka ardh si mungesë e informatave të nevojshme.

Për hir të së vërtetës duam të ju njoftojmë së në mungesë të hapësirës së nevojshme për stërvitje dhe për zhvillimin e ndeshjeve, KHF Istogut i është mundësuar të shfrytëzojmë palestrën e sporteve në Istog, mirëkuptimi ka ardh si rezultat i kësaj jemi një klub elitar që përfaqëson Istogun dhe Kosovën ne Evropë, kjo u mundësua nga ndihma e FHK-së e cila i ka huazuar KHF Istogut gerflorin në vlerë prej 48 mijë euro deri sa të përfundohet parketi në palestër, fal mirëkuptimit të MKRS, Komunës dhe punëkryesit i cili ka lejuat qe të përdoret palestra por që përgjegjësinë e mban klubi.

Neve edhe pse me buxhet të kufizuar të klubit, nga ky buxhet kemi ndarë mjetet materiale me të cilat kemi sajuar disa defekte kemi vendos gerflorin dhe e kemi aftësuar për lojë, andaj edhe ju jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë ndihmuar dhe kanë pasur mirëkuptim.

Dëshirë e jona është që sa me parë të përfundohen anët proceduriale dhe të vazhdohen punimet në palestra dhe të jetë në shërbim të sporteve.

Ne ju jemi mirënjohës edhe shkollës fillore ‘Bajram Curri’ që na ka mundësuar shfrytëzimin e palestrës edhe ani pse nuk i plotëson kushtet për hendboll duke e penguar procesin mësimor për mungesë të hapësirës së nevojshme për nxënës të shkollës.

Megjithatë të gjithë ne istogasit e dimë që KHF Istogu është klubi që ka kaluar në vështirësitë më të mëdha si klub dhe jo vetëm në Istog por në përgjithësi në Kosovë, pasi që 16 vite kemi ushtruar në hapësira të hapura ne baltë, borë e në shi, por që nuk jemi ndalur madje edhe në ato rrethana i kemi sjellë trofe qytetit i vetmi klub ekipor, por edhe të vetmit që kemi përfaqësuar vendin në Evropë.

Ne nuk jemi adresa, adresa janë institucionet jo KHF Istogu neve jemi tash e 16 vjet vetëm hallexhinjtë, që kërkojmë një të ardhme më të mirë për vajza dhe djem të rinj të komunës se Istogu, faktet janë që kemi qenë zëri i vetëm kritik për shumë vite me radhë për mos përfundimin e palestrës së sportit shumë vjet me parë kur KB Istogu,  ka  pasur te pushuar aktivitetin e tyre.

Deklarimet që KHF Istogu është i privilegjuar nuk është as fer as korrekt të thuhen neve jemi dëshmitarë që KB Istogut subvencionohet nga Komuna e Istogut fiks 10 herë më shumë së sa jemi subvencionuar ne në rangun e njëjtë të garave dhe i ofrohen të gjitha kushtet tjera, por ne nuk jemi kundër nuk konsiderojmë privilegj  për këtë përkundrazi jemi të gëzuar që sportistet sot kanë kushte shumë më të mira sesa ne në situata të njëjta, dhe nuk ballafaqohen me vështirësitë që ne i kishim, ju lusim shumë të gjithë ata që kanë filluar kërcënimet, shantazhet, etiketimet e ditëve të fundit mos të vazhdojnë në këtë mënyrë, e sidomos emrin e klubit mos ta etiketojnë për konsum ditore politike dhe fushatave të ndryshme, ne jemi klub që përfaqësojmë të gjithë qytetaret në mënyrën më të mirë të mundur pa dallime politike religjioze, fetare, sekte etj.
Kemi nevojë për përkrahje, por ju lutemi nëse këtë nuk mund ta bëni të paktën mos na pengoni në rrugëtimin tonë drejtë sukseseve të radhës.

Të gjithë klubeve që e bartin emrin Istog ju dëshirojmë gjitha të mirat dhe të arrin t’i minimizojnë rezultatet tona sepse vetëm me ambicie, angazhim dhe respekt të njëri tjetrit arrim të ndërtojmë një rini të shëndoshë”, reagon KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat