Elda Hoxha: Ëndrra ime - të shpallemi kampione! Synoj suksese edhe jashtë Kosovës 

Hendboll

Elda Hoxha: Ëndrra ime - të shpallemi kampione! Synoj suksese edhe jashtë Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Elda Hoxha

Ferizaj është qytet i hendbollit dhe vit pas viti dalin talentet të reja të këtij sporti me traditë në Kosovë. 

Një emër që po vjen është edhe Elda Hoxha, që luan në pozitën e qendrës dhe është pjesë e klubit Kastrioti. 

Hendbollistja e talentuar ka shpejtësi, teknik dhe goditje jashtëzakonisht të forta, veçohet te kadetet por kur e kërkon nevoja jep kontribut të madh edhe të senioret. 

Image

Ajo tregon se si u dashurua me lojën e hendbollit, që sot po i jep kënaqësi dhe po shijon edhe rezultate të lakmueshme me ekip ferizajas.   

“Në realitet disa nga familjarët e mi kanë luajtur hendboll më parë, pastaj në shkollë arsimtari i edukatës fizike më propozoi si ide për sport”, - tregon Elda për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Hendbollistja e talentuar tha se atmosfera është shumë mirë në klub dhe një motiv shtesë për punë e angazhim edhe më të madh. “Atmosfera është mjaft e mirë, kushtet janë të mjaftueshme sa i përket vendit që jetojmë”, tha më tej. 

Cilat janë synimet?

“Synimet e mija janë të arrijë të luaj në ekipin e parë të klubit tonë dhe të mbërrijë ta përfaqësoj Kosovën si njëra ndër sportistet më të mira, po ashtu pse jo te arrij suksese edhe jashtë shtetit të Kosovës”, përgjigjet Elda. Me 5 shkurt, me votat e trajnerëve

Elda u zgjodh edhe hendbollistja më e mirë për vitin 2020 në pozitën e qendrës për kadete.  Ky çmim e motivon edhe më shumë. “Kjo me shtynë që të punojë edhe më shumë që të arrijë edhe me shumë çmime tjera gjatë kësaj rruge”, shprehet e lumtur Elda. 

Sa është vështirë të luash edhe për seniore edhe për kadete?

“Për një sportiste që e donë këtë sport nuk është aspak e vështirë të luash për të dyja palët, është privilegj për mua që ta përfaqësoj qytetin tim në klubin e Kastriotit si kadete dhe seniore”, shpreh optimizmin Elda.

Synimi i Eldës është që të bëhen kampione me kadete. “Këtë vit është sezoni im i fundit si kadete! Ëndrra ime gjithnjë ka qenë të shpallemi kampione dhe i kemi mbërri ambiciet që të shpallemi si të tilla por varet nga fati sportiv”, thotë Elda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat