Riza Parduzi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Riza Parduzi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Riza Parduzi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Si në çdo sport edhe hendbolli u ballafaqua me peripeci të shumta në vitet e 90-ta (1991-1999), veçmas duke u ballafaquar me kërcënimet e regjimit serb.

Riza Parduzi i takon Gjeneratës së Republikës

Parduzi ka qenë ndër hendbollistët më të dalluar, duke luajtur me sukses për klubin e Kosovës së Vushtrrisë në vitet e 90-ta. 

Ai nuk u ndal asnjëherë përkundër kërcënimeve të milicisë serbe.

"“Isha duke u kthyer nga Prishtina nga ligjëratat që i mbanim nëpër shtëpi, at kohë bëja studimet për matematikë isha me shokë dhe na ndaluan milicia, na kontrolluan detajisht dhe tek unë e gjetën indexin  isha gjenerata e parë me index të Republikës së Kosovës, shokët e mi ishin një gjeneratë para meje dhe kishin indexin që ka qenë në të dy gjuhët.

Më pastaj kërcënimet dhe shamjet ishin nga më të ndryshmet, gjithashtu kisha edhe pajisjet sportive për t’u kthyer në trening dhe për njëherë mu drejtuan se ti edhe po studion në Republikën e Kosovës dhe garat në hendboll po i zhvillon në ligën e Republikës së Kosovës, ishim pak të frikësuar dhe ju thash se nuk isha i vetmi. Na kanë mbajtur rreth 4 orë. Më pastaj na liruan”, tregon Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Parduzi dha maksimumin kudo që e kërkojë nevoja dhe është krenar që i shërbeu hendbollit, sportit dhe shtetit të Kosovës. 

Sot ndihet krenar që ishte pjesë e Gjeneratës së Sakrificës, që së bashku me mijëra sportistë iu kundërvu agresorit serb.

Në fakt, Parduzit i kujtohen shumë ngjarje të asaj kohe shumë të vështira, por sipas tij, kishin vullnet, dëshirë dhe guxim, dhe ia dolën  me sukses duke i mposhtur të gjitha furtunat që kishin para vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat