Istogu nuk e bën hesap Vushtrrinë, shënon fitoren e 14-të rresht 

Hendboll

Istogu nuk e bën hesap Vushtrrinë, shënon fitoren e 14-të rresht 

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:15
Istogu nuk e bën hesap Vushtrrinë, shënon fitoren e 14-të rresht 

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, vetëm një dilemë e ka, me sa diferencë me fituar sepse në secilën ndeshje e di se fitoren e ka të sigurt. Istogu vargon fitoren e 14-të në kampionat, kësaj radhe fiton derbin me rezultat 33:19 ndaj Vushtrrisë. 

Istogu nuk e blen hesap Vushtrrinë, duke triumfuar lehtësisht. 

Hendbollistet e Istogut ishte shumë më të mira dhe nuk e patën telashe të shënojnë fitore me 14 gola dallim. Esma Muratoviq me 10 gola ishte më efikasja, e ndihmuar nga Pranvera Ferataj me 8, Albina Rugova 5, Suzana Ujkiq 4 e Tina Hetemi 4 gola etj.

Lorena Matarova me 6 gola është më efikasja të Vushtrria.

Istogu kryeson renditjen, me 28 pikë, duke lënë Vushtrrinë në pozitën e dytë me vetëm 24 sosh. Faruk Shala është krenar për lojën që treguan vashat e tij dhe tani mendon për sfidën e ardhshme, për fitoren e 15-të. 
 
Istogu-Vushtrria 33:19 (15:9)
Palestra e sportit në Istog.

Gjyqtarë: B. Jahaj, Sh. Xhema.

Istogu: Shehdadi, Rexhaj, Ferataj 8, Venetsky 1, Muratoviq 10, Ahmetxhekaj, Rugova 5, Ujkiq 4, Shatri, Berisha, Hetemi 4, Haliti dhe Milatoviq 1.
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Avdiu 2, Zymeri, Spjani 5, Kosumi 4, R. Gubetini 1, Tahiri 1 dhe Matarova 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat