Trepça mposht Drenicën dhe kthehet te fitorja në hendboll

Hendboll

Trepça mposht Drenicën dhe kthehet te fitorja në hendboll

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:41
Ilustrim

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës së dytë të Superligës A, Trepça e mposhti në Drenas skuadrën e Drenicës me rezultat 35-27.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 16-13 në të mirë të mitrovicasve, shkruan në faqen e FHK-së.

Alban Shabani shënoi tetë gola për Trepçën, ndërsa nga gjashtë i realizuan Erkan Abazgjiku e Shpëtim Mehmeti.

Petrit Zekaj shënoi shtatë herë për Drenicën, kurse nga gjashtë gola i kishin Besart Binaku e Besim Dubovci.

Trepça renditet e treta me 23 pikë kurse Drenica është e gjashta me 16 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat