Lihet jashtë portieri më i mirë në Kosovë! Mehmeti kam një pyetje për FHK-në dhe selektorin e ri...

Hendboll

Lihet jashtë portieri më i mirë në Kosovë! Mehmeti kam një pyetje për FHK-në dhe selektorin e ri...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:11
Lihet jashtë portieri më i mirë në Kosovë! Mehmeti kam një pyetje për FHK-në dhe selektorin e ri...

Dje është shpallur lista e hendbollistëve të Kombëtares së Kosovës për ndeshjen me Rumaninë, por çuditërisht mbetet jashtë listës Mursel Mehmeti, portieri më i mirë në vendin tonë. 

Mehmeti, si në vitin 2019 dhe si në vitin 2020, është shpallur portieri më i mirë në Kosovë nga votat e trajnerëve dhe të Federatës së Hendbollit të Kosovës, si është e mundur një portieri i kalibrit si Mehmeti të mos ketë vend në listën e Kombëtares?

Një portieri që bën dallimin dhe mos të ftohet, kjo është për çdo kritik dhe e papranueshme! Atëherë përse Mehmeti është portieri më i mirë në dy vitet e fundit dhe është anëtar i klubit bindshëm më të mirë në Kosovë, Besa Famgas.     
Mursel Mehmeti është i habitur edhe vet me këtë listë!

“Unë Mursel Memeti i shpallur portieri më mirë i vitit 2019 dhe 2020 nga Federata e Hendbollit të Kosovës, kam një pyetje për FHK-në dhe selektorin e ri, të cilit i dëshiroj sukses për mos ftesë në përfaqësuesen e Kosovës.

Çka duhet të bëj unë më shumë që të ftohem në përfaqësuese dhe si të motivohem për këtë vit që të shpallem përsëri më i miri.  Unë do të jem edhe më i fort se këto dy vitet që lash pas”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat