Edhe Hasan Shala reagon për Mursel Mehmetin: Mos t’u hyhet në hak të merituarve

Hendboll

Edhe Hasan Shala reagon për Mursel Mehmetin: Mos t’u hyhet në hak të merituarve

Nga: K.Goca Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:29
Mursel Mehmeti

Portieri më i mirë në Kosovë, Mursel Mehmeti, anëtar i kampionit në fuqi Besa Famgas nga Peja, nuk ftohet në Kombëtaren e Kosovës në hendboll, për ndeshjet me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022, kjo ka habitur edhe një numër të madh të  dashamirëve të këtij sporti.

Ndër ta ka reaguar edhe veprimtari i shquar i hendbollit Hasan Shala.    

“Është shija e selektorit në përzgjedhjen e lojtarëve të reprezentacionit, andaj këso gjëra ndodhin jo vetëm tek ne.

Image

Hasan Shala

Madhështia e lojtarëve është kur i tejkalon edhe këto ‘padrejtësi sipas tyre dhe nga këto situata do të duhej të dalin edhe me të fortë, gjë që besoj se Mehmeti do del edhe më madhështorë dhe se do tregoj se vendi i tij është mes shtyllave të përfaqësueses.

Selektori këtë gjendje të lojtareve e ka trashëgua nga paraardhësi i tij, andaj logjikisht është përcaktuar për portier të cilët bëjnë karrierë jashtë vendit dhe se me përvojen e tyre do japin kontribut te qmuar.

Mendoj se në disa raste përkundër faktit të shpalljes së më të mirit janë anashkaluar ca lojtare e se a është i qëlluar ky anashkalim mbetet të shihet, vetëm se është gjynah t’u hyhet në hak të merituarve.

Shendet për M. Mehmetin dhe të tjerët se bëhet mirë edhe për ta!”, komenton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat