Vëmendja në Ferizaj e në Vushtrri

Hendboll

Vëmendja në Ferizaj e në Vushtrri

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:21
Vëmendja në Ferizaj e në Vushtrri

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së 15-të.

Sot pritet ndeshje interesante në mes të Kastriotit dhe Istogut. Kjo ndeshje është nga ora 18:00 në Ferizaj. Kastrioti është i katërti me 21 pikë, ndërsa Istogu udhëheq në tabelë me 28 pikë.

Ndeshjet tjera që luhen sot janë: Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (14:30), Prishtina – Shqiponja (17:30), KEK-u – Vjosa (18:00), Samadrexha – Drita (19:00).

Xhiroja përmbyllet me ndeshjen në mes të Vushtrrisë e Ferizajt. Kjo ndeshje është të enjten nga ora 17:30. Takohen fituesja aktuale e Kupës me kampionin aktual dhe pritet ndeshje interesante. Vushtrria është e dyta me 24 pikë ndërsa Ferizaj është i pesti me 20 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat