Kadetet e Istogut fitojnë derbin në Ferizaj

Hendboll

Kadetet e Istogut fitojnë derbin në Ferizaj

Nga: K.G. Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:19
Kadetet e Istogut fitojnë derbin në Ferizaj

Kadetet e Istogut vazhdojnë pa humbje, duke shënuar fitoren e 13-të dhe po ashtu kanë edhe dy barazime nga 15 ndeshjet e deritashme. 

Trajneri i Istogut, Kenan Arifaj, është krenar për pikët e plota që morën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, duke e mposhtur me rezultat 26:22 Kastriotin.  

“Istogaset e reja fitojnë derbin në Ferizaj.

 Ky është një hap i rëndësishëm drejt titullit të 5 -të më radhë të kampionit të Kosovës.

Hendbollistet e trajnerit Kenan Arifaj vazhdojnë me rezultate pozitive, 15 ndeshje pa humbje”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

Istogaset udhëheqin renditjen me 28 pikë, kanë 4 më shumë se Samadrexha dhe Kastrioti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat