Muratoviq nuk përmbahet në Ferizaj 

Hendboll

Muratoviq nuk përmbahet në Ferizaj 

Nga: K.G. Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:44
Muratoviq nuk përmbahet në Ferizaj 

Hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq, nuk u përmbajt sot në Ferizajt por ka luajtur me tërë arsenalin e saj, duke shënuar 15 gola dhe me Istogun e mposhtën Kastriotin me rezultat 36:23.

Muratoviq tregon paraqitje fenomenale dhe ishte e pakapshme për mbrojtjen e ferizajasve!

Istogu regjistron fitoren e 15-të rresht, duke kryesuar renditjen me 30 pikë, ndërsa Kastrioti është në pozitën e katërt me 21 pikë.

Për Kastriotin që ka 10 fitore e 1 barazim, ishte humbja e katërt, ndërsa Istogu nuk njeh as barazim as humbje por vetëm fitore.

Muratoviq shënoi 15 gola te Istogu, e ndihmuar nga Albina Rugova me 7, ndërsa Vahide Gashi realizoi më së shumti gola të Kastrioti, 6.

Faruk Shala është krenar për fitoren dhe falënderues për mikpritje ferizajasve. Në javën e ardhshme Istogu takohet me KEK-un dhe Kastrioti është mysafire e Ferizajt. 

Kastrioti - Istogu 23:36 (10:20) 
Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj!
 Gjyqtar: Genc Bujupi, Getoar Bujupi.
Shtatëshet: Kas. 4 (2) – Ist.  4 (4)
Përjashtime: Kas. 6 minuta, Ist. 6 minuta.
Kastrioti: Dinarica, Grainca, S. Salihu 4, Beqiri 1, A. Salihu 6, Misini, Gashi 3, Stagova 2, E. Reçica 1, S. Reçica dhe V. Gashi 6.
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ujkiq, Shatri 3, Berisha 2, Hetemi 3, Halitaj 1, Millatoviq, Ferataj 1, F. Rexhaj, Muratoviq 15, Rugova 7 dhe Venetsky 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat