Mujka optimist për Trepçën: Pse mos ta kalojmë Prishtinën 

Hendboll

Mujka optimist për Trepçën: Pse mos ta kalojmë Prishtinën 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:08
Mujka në veprim

Trepça nga Mitrovica lufton për pozitën e tretë në Superligën A të Kosovës dhe pastaj në play-off synojnë finalen e madhe!

Mitrovicasit po tregojnë lojëra të mira në pjesën pranverore dhe janë të bindur se do të përfundojnë në pozitën e tretë në pjesën e rregullt të kampionatit. 

Hendbollisti Amar Mujka, që luan tani për tanin si pivot në radhët e Trepçës, tha se është atmosferë e mirë brenda kolektivit dhe po mundohen që të rrisin edhe shpejtësinë e lojës. 

Image

“Trepçën e shoh që të luftoj për vetin e tretë momentalisht deri në play-off, që me pas mundësinë të ndeshemi në play-off me vendin e dytë, që në këtë rast i bie me Prishtinën, pse jo pastaj ta kalojmë Prishtinën dhe të ndeshemi me Besën në finale të play-off-it”, thotë Mujka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

A mendoni se Trepça është më e fortë se në vjeshtë?

“Mendoj që është pak më e fortë sepse kemi arrit gjatë të jemi më të përgatitur, kemi pas edhe forcim të disa pozitave me lojtar në krahasim me vjeshtë.

Unë personalisht nuk kam qenë gjatë pjesës vjeshtore, kam shpreh dëshirë mu rikthye me ndihmuar sadopak me sado mundësi që kam klubin edhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, thotë Mujka.

Pas 21 jave Trepça është në vend të tretë me 23 pikë dhe ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Kastrioti, që renditet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat