Para 17 viteve nuk ekzistonte hendbolli në këtë qytezë, sot po sundojnë në Kosovë

Hendboll

Para 17 viteve nuk ekzistonte hendbolli në këtë qytezë, sot po sundojnë në Kosovë

Nga: K.G. Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:22
Para 17 viteve nuk ekzistonte hendbolli në këtë qytezë, sot po sundojnë në Kosovë

Tradita, tradita dhe tradita duket se kanë mbetur vetëm se një thënie e bukur për qytetet e hendbollit, si për Ferizajn, Mitrovicën, Prishtinën, Gjakovën dhe Gjilanin! Më emri nuk luan, por duhet investime dhe punë.

Para 17 viteve në Istog pak kush dinte për hendboll, sot janë bërë fuqi, po qeshin dhe po sundojnë në Kosovë, jo vetëm për seniore por edhe për kadete. Kur një qytezë si Istogu bëhet fuqi për 17 vite, që nga koha e themelimit të klubit, aty shihet se ka punë e seriozitet dhe pak fjalë.

“Istogu po dominon hendbollin femëror në Kosovë.

Klubi i hendbollit i femrave Istogu po dominon hendbollin Kosovar është bindshëm në vendin e parë në tabelë më 30 pikë të tubuara nga 15 xhiro të zhvilluara deri me tani, 15 fitore, pa asnjë humbje dhe pa barazim, po ashtu edhe hendbollistet e reja Istogase U17 (kadetet) janë në vendin e parë më 28 pikë të tubuara duke vazhduar të jenë pa asnjë humbje, me dy barazime dhe 13 fitore të shënuara, thuajse kanë siguruar titullin e kampionit të Kosovës të 5-tin më radhë.

Kështu klubi sportiv më i mirë dhe më i organizuar në Kosovë vlerësuar kështu në 5-6 vitet e fundit përveç që ka arritur të jetë dominues në hendboll është dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare duke bërë që sot qyteti i hendbollit në Kosovë Istogu të njihet si qytet i hendbollit për Evropë”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat