Fitore për pozitën e tretë e Kastriotit

Hendboll

Fitore për pozitën e tretë e Kastriotit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:19
Fitore për pozitën e tretë e Kastriotit

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt).

Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 21-të, Kastrioti të enjten në Ferizaj fitoi ndaj Drenicës me rezultat 41:28.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:12.

Endrit Tafarshiku e Aldi Rudari realizuan nga 9 gola për ferizajasit. 9 gola i realizoi edhe Endrit Hamza i Drenicës.

Kastrioti tani është i treti me 24 pikë. Drenica mbetet e gjashta me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat