Tina Hetemi ndihet fantastike në Kosovë: Qëllimi im është të tregoj veten

Hendboll

Tina Hetemi ndihet fantastike në Kosovë: Qëllimi im është të tregoj veten

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:52
Suzana Ujkiq në të majtë dhe Tina Hetemi në të djathtë, tandem i frikshëm për rivalet

Hendbollistja shqiptare nga Mali i Zi, Tina Hetemi, është krenare që tash e një vit e gjysmë është pjesë e skuadrës lidere të Kampionatit të Kosovës, Istogu, që ka trajner Faruk Shalën.

Tina është ndër lojtaret më të mira në Ligën e Kosovës dhe si shumë herë e bën dallimin në lojë, sidomos në përballjet derbi. 

21-vjeçarja është e gjatë 173 centimetra dhe luan në pozitën krahu i majtë dhe së bashku me Suzana Ujkiq, janë tandem i frikshëm për rivalet dhe vështirë ndalen në fushën e lojës. 

Image

Tina Hetemi

Tina tha se Istogu është ekip dukshëm më i mirë dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, 15 ndeshje po aq fitore. 

“Unë që një vit e gjysmë jam pjesë e klubit të Istogut. Ndihem fantastike. Sa i përket atmosferës në klub, të gjitha vajzat së bashku me trajnerin e dinë kur është koha për hajgare dhe kur është koha për të punuar! Gjithçka që bëjmë ne e bëjmë me fokus të plotë në të.

Image

KHF Istogu

Situata në klub është më se e kënaqshme, tani kemi përmbushur të gjitha pritjet. 

Shpresojmë për të njëjtën gjë në periudhën e ardhshme të sezonit!”, tha Tina për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Istogu udhëheq renditjen bindshëm me 30 pikë, ndërsa Tina është e bindur se do ta përfundojnë kampionatin pa asnjë humbje. 

Image

Tina në veprim

“Qëllimi im është të tregoj veten në ditën më të mirë të mundshme, gjithashtu të përmbush atë që pritet nga unë!

Premtimi im është që gjithmonë do të jap maksimumin tim, do të kontribuoj për klubin dhe do të bëj më të mirën për ta vendosur klubin në vendin më të mirë të mundshëm!”, ka thënë Tina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat