Gjuka: Rumaninë e njohim shumë mirë

Hendboll

Gjuka: Rumaninë e njohim shumë mirë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:15
Gjuka: Rumaninë e njohim shumë mirë

Egzon Gjuka ka kohë që jep kontribut për Kombëtaren e Kosovës në hendboll.

Prej Gjukës pritet shumë edhe në dy ndeshjet ndaj Rumanisë, që i kemi javën e ardhshme. Kombëtarja jonë të premten ka nisur përgatitjet për ndeshjet me Rumaninë.

Qendra pejane, Gjuka, ka treguar se atmosfera në Kombëtare është në nivel.

"Përgatitjet kanë filluar mirë. Po adaptohemi me selektorin e ri, kurse atmosfera në ekip është e mirë. Sot jemi kompletuar dhe na kanë mbetur edhe katër ditë deri te ndeshja e parë.

I njohim mjaft mirë rumunët pasi kemi luajtur ndaj tyre në janar të vitit të kaluar. I njohim pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Jemi duke punuar që të dalim sa më mirë nga të dy ndeshjet, sidomos ajo në Prishtinë", ka thënë Egzon Gjuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat