Shkëlqen Marigona Hajdari, shpallet më e mira në fitoren e Ringkobingut

Hendboll

Shkëlqen Marigona Hajdari, shpallet më e mira në fitoren e Ringkobingut

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:52
Shkëlqen Marigona Hajdari, shpallet më e mira në fitoren e Ringkobingut

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së hendbollisteve, Marigona Hajdari ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyeshme.

Ajo të shtunën e udhëhoqi Ringkobingun drejt fitores 28:24 ndaj Bjerringbros, në Ligën B të Danimarkës. Marigona i realizoi 4 gola, kurse një lojtare tjetër ishte më efikase me 8 gola.

Por Marigona e organizoi lojën e Ringkobingut në mënyrë mjeshtërore dhe në fund u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes. Pjesë e Ringkobingut ishte edhe Arlinda Hajdari. Motrat Hajdari do ta luajnë edhe një ndeshje para se të udhëtojnë për në Kosovë.

Ringkobingu udhëheq në tabelë dhe po marshon drejt elitës daneze.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat