Morina: Sporti i bashkon njerëzit, kjo edhe ndodhi dje

Hendboll

Morina: Sporti i bashkon njerëzit, kjo edhe ndodhi dje

Nga: K.Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:37
Morina: Sporti i bashkon njerëzit, kjo edhe ndodhi dje

Kryetari i klubit të kampiones në fuqi, Ferizaj (femrat), Xhavit Morina, si gjithmonë kërkon frymë pozitive dhe sipas tij, sportistet janë shembull në fushë dhe pas saj, sepse sporti i bashkon njerëzit dhe nuk i përçanë, kështu ndodhi dje në hendboll në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.  

“Ishim dëshmitar të një derbi lokal në hendboll në mes të KHF Ferizaj -KHF Kastrioti, ku me rezultat të lart fitoj hendbolli.

Sporti i bashkon njerëzit, kjo edhe ndodhi dje. Një lojë e fortë me dëshirë të madhe për dy ekipet për fitore, ku u pa një rivalitet në suaza sportive, jo siç jemi mësuar që derbit lokal t’i shohim me shumë tensione e përçarje të lojtarëve e simpatizuesve të të njëjtit qytet.  

Pra dje nuk kishte humbës”, ka shkruar Morina. Ferizaj fitoi me rezultat 23:21 kundër Kastriotit.

Pas 16 jave Ferizaj renditet në vend të katërt me 22 pikë dhe ka një më shumë se Kastrioti një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat