Xhavit Ademaj - lojtar i Gjeneratës së Republikës: Milicia serbe na maltretoi fizikisht 

Hendboll

Xhavit Ademaj - lojtar i Gjeneratës së Republikës: Milicia serbe na maltretoi fizikisht 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:41
Xhavit Ademaj - lojtar i Gjeneratës së Republikës: Milicia serbe na maltretoi fizikisht 

Probleme të panumërta në vitet e 90-ta (1991-1999), kërcënime të llojllojshme nga milicia e regjimit serb dhe shumë ndeshje edhe i kishte ndërprerë të Kampionatit të Kosovës në disiplinat e ndryshme sportive. 

Xhavit Ademaj i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër hendbollistët më të talentuar, që ka luajtur me sukses për Vjosën e Shtimes.

Ai kujton shumë situata të pakëndshme që u ballafaquan me milicinë serbe, qoftë në Muzeqinë të Shtimes dhe në vendet të ndryshme të Kosovës.

“Në edicionin 1993-1994, në fushën në Muzeqinë, ka qenë duke u luajtur ndeshja me Besën e Pejës dhe erdhën milicia serbe, e cila e ndërpreu lojën.

Na morën në bisedë informative në stacion të milicisë dhe kërkonin ta dini se në cilin ligë po merrnim pjesë.

Aty e mori fjalën trajneri (tani i ndjerë) Haki Baftiu, duke iu thënë se ne marrim pjesë në ligën tonë. 

E di që jemi maltretuar bashkë me të fizikisht, por i ndjeri e pësoj më keq dhe në shumë raste ka pas ku edhe kemi ikur vetëm që mos të na i zënë procesin e ndeshjes etj.”, tha Ademaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ademaj është krenar për at periudhe sa të rëndë aq edhe të lavdishme, që me mijëra sportistë iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb dhe e mbajtën gjallë sportin në vitet më të rënda, ku askush nuk e dinte se si dilte dhe kthehej në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat