Kosova brilante, barazon me Rumaninë! 

Hendboll

Kosova brilante, barazon me Rumaninë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:02
Kosova brilante, barazon me Rumaninë! 

Kosova brilante, barazon me Rumaninë, debutim fantastik i selektorit të ri Bujar Qerimi.  Pika e parë e Kosovës, pikë me shije të fitores.

Kombëtarja e Kosovës ishte shumë fitores ndaj Rumanisë, ndeshje që përfundoi me rezultat 23:23, në ndeshjen e vlefshme të grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022. 

Ndeshja u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, që vërtetë kishte dy episode të veçanta.  

Periudha e parë e lojës, në 15 minutat e parë u karakterizua me një rivalitet të fortë, kur rezultati shënonte 5:5 në semafor, për t'u shkëputur rumunët në pesë gola epërsi (9:14) në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë ndryshuan raportet dhe më i merituari është portieri Haris Berisha, që ka pritur një mori gjuajtje të lojtarëve rival.

Në minutën e 43-të, ngushtohet rezultati në 16:17, pas tre minutave edhe barazohet (18:18).

Në minutën e 50-të, 18:21, pas tre minutave 20:21, një dramë e madhe në parket, ku luftohej me fanatizëm për çdo top. Në minutën e 56-të, Kosova barazon rezultatin 22:22.

Në minutën e 58-të, Kosova kalon në epërsi (23:22, pas një minute rumunët barazojnë (23:23) dhe me këtë rezultat përfundon takimi.  

Nga 3 gola për Kosovën i shënuan Valon Dedaj, Deniz Terziqi, Drilon Tahirukaj dhe Egzon Gjuka.

Te Rumania Andrei Negru dhe Cosmin Grigoras me nga 4 gola.

Pjesa e parë iu takoi rumunëve, ndërsa e dyta Kosovës. Selektori i ri, Bujar Qerimi, debutoi në mënyrën më të mirë me Kombëtaren e Kosovës. Kosova është në vend të katërt me 1 pikë apo një barazim e dy humbje, ndërsa Rumania në pozitën e dytë me 3 pikë apo një fitore, një barazim dhe një humbje, Suedia kryeson me 4 pikë.

Kosova – Rumania 23:23 (9:14)

Kosova: Kastriot Jupa 2, Valon Dedaj 4, Drenit Tahirukaj 3, Deniz Terziqi 5, Luigj Quni, Festim Mustafa, Drilon Tahirukaj 3, Lulzim Shabani 2, Haris Berisha, Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani, Egzon Gjuka 4, Liridon Zena, Armend Alaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat