Bujar Qerimi debuton fuqishëm si selektor 

Hendboll

Bujar Qerimi debuton fuqishëm si selektor 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:14
Bujar Qerimi debuton fuqishëm si selektor 

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Bujar Qerimi, tregoi magjinë e tij si trajner! 

Ai debuton për mrekulli si selektor i Kombëtares së Kosovës, duke e frenuar Rumaninë, ndër fuqitë e hendbollit evropian. 

Kosova sonte barazoi me rezultat 23:23 me Rumaninë, në takimin që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Ndeshja e parë për Qerimin si selektor, pika e parë me Kosovën në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022 (meshkujt). 

Pas dy humbjeve rresht të Kosovës, nga Mali i Zi dhe Suedia, i gëzohet pikës së parë dhe në petkun e emrit të madh, selektorit të ri, ish hendbollistit të spikatur, që me sukses të madh ka luajtur në vitet e 70-ta dhe të 80-ta në Borcin e Ferizaj të asaj kohe, në elitën e hendbollit ish jugosllav dhe pastaj ka vazhduar në shtetet e jashtme, më pas edhe si trajner në Belgjikë. 

Qerimi  sonte u pa qartë se ka sjellë një frymë pak më ndryshe në Kombëtare dhe ky ishte edhe produkt i punës së tij për pak ditë, pa e harruar edhe punën e madhe të paraardhësit të tij Taip Ramadani.

Mbi të gjtiha djelmoshat treguan angazhim deri në pikën e fundit, me trimin e ndeshjes, portierin Haris Berisha. Ky barazim ka shijen e fitores për faktin se u arrit ndaj një kombëtare të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat