Gjinovci: Kosova shkroi historinë më të re në Rumani

Hendboll

Gjinovci: Kosova shkroi historinë më të re në Rumani

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2021 Në ora: 20:43
Gjinovci: Kosova shkroi historinë më të re në Rumani

Kombëtarja e Kosovës sonte shkëlqeu në Bukuresht, duke i shkaktuar humbje me rezultat 30:25 (16:12) Rumanisë, në takimin e xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022 (meshkuj). 

Djelmoshat tanë dhanë maksimumin, luftuan si luajë dhe e heshtën superfuqinë e hendbollit evropian. 

Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, tha se Kosova shkroi historinë në Bukuresht.

“Sonte kombëtarja e Kosovës, këtu në Bukuresht, në Bukureshtin ku edhe rilindas tanë shqiptar e kanë dashur, shkroi historinë me të re të hendbolli.

Sepse me këtë fitore sonte të madhe të djelmoshave tanë, të cilët dhanë maksimumin dhe ishin për çdo lëvdatë, luajtën me zemër dhe mençuri por edhe me lojë të bukur treguan se hendbollit i Kosovës po shkon përpara. 

Ne tani i kemi shansat shumë reale që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian 2022. 
Na duhet fitoja e sigurt me Malin e Zi sepse edhe me barazim kemi gjasa, por me fitore është e sigurt. 

Prandaj vetëm fitorja ndaj Malit të Zi me 28 prill na i siguron qind për qind kualifikimin në Kampionatin Evropian, që besoj se do të mbërrijnë. Urime Kosovë, urime Federatës së Hendbollit të Kosovës, urime gjithë hendbolldashësve, më së shumti atyre që sonte në bën krenar, hendbollistë që ishin vërtetë si luanët” tha Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat