Sonte ndeshen Istogu dhe Kombëtarja e Kosovës 

Hendboll

Sonte ndeshen Istogu dhe Kombëtarja e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:41
Suzana Ujkiq, në veprim

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, së bashku me Faruk Shalën dhe Valbona Rudakun, i zhvillojnë përgatitjet e fundit në Istog për garat kualifikuese që mbahen në Austri.

Ata shpresojnë se Kombëtarja do të jetë gati deri para sfidës me Austrinë dhe Italinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sonte në orën 18.00 në palestrën e sporteve në Istog, Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me lideren e kampionatit, Istogu. 

Është një test i mirë, që Shabani ta shoh formën e hendbollisteve.

Pritet që këtë ndeshje ta përcjell edhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat