Shabani pas fitores kundër Rumanisë: Mali i Zi në Prishtinë, me shumë presion

Hendboll

Shabani pas fitores kundër Rumanisë: Mali i Zi në Prishtinë, me shumë presion

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:18
Lulzim Shabani në veprim

E diela që e lamë pas, 14 marsi, ka qenë një mbrëmje e veçantë dhe festive, fitorja e Kosovës me rezultat 30:25 ndaj Rumanisë, gëzoi pamasë jo vetëm komunitetin e hendbollit. 

Kjo fitore e madhe e Kosovës shtangu rumunët dhe ka bërë bujë jo vetëm në Kontinentin e Vjetër.

Kosova tani renditet në vend të dytë me 3 pikë në grupin 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022. 
Lulzim Shabani, ndër hendbollistët më të mirë të Kombëtares tonë, së bashku me heronj tjerët të fushës së lojës, dhanë maksimumin dhe importuan dy pikë të mëdha nga Bukureshti.

Image

Një fitore që ndryshoi tërësisht rrjedhën edhe të renditjes në tabelë, duke e bërë Kosovën ndër kandidatët për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2022. 

 “Bota sot”: Kosova brenda 4 ditëve, një fitore dhe një barazim me Rumaninë. A e keni pritur se do të fitoni në Bukuresht?

Lulzim Shabani: Normalisht e kemi pritur një gjë të tillë duke u nisur nga fakti që në Prishtinë kemi barazuar edhe pse fitoren e kishim në duart tona, kjo na dha edhe më shume motiv për t’u nisur drejt Bukureshtit me vetëm një qëllim, të tregojmë lojë edhe më të bukur e të kthehemi në shtëpi me fitore.

“Bota sot”: A mendoni se Kosova me këtë fitore i ka shtuar gjasat dukshëm për kualifikim, ku e sheh përparësinë?

Lulzim Shabani: Po, patjetër që tani Kosova është kandidat shumë i fortë për t’u kualifikuar në Evropianin 2022, përparësitë tona patjetër që është tereni vendas, ku ne si një ekip më shumë zemër dhe motiv të madh nuk lejojmë cilindo kundërshtar që ta luajnë lojën e tyre më të mirë, ndërsa unë mendoj se tani Mali i Zi në Prishtinë do të vij më shumë presion dhe ngarkesë psikologjike dhe mendoj që këtë do ta shfrytëzojmë ne si ekip në mënyrën më të mirë.

“Bota sot”:  Me 28 prill Kosova ndeshet me Malin e Zi në Prishtinë, a mendoni se është sikur një finale?

Lulzim Shabani: Patjetër që do të jetë edhe si një lloj finale dhe më e rëndësishme e kësaj kampanje por edhe e të gjithë lojtarëve, kjo patjetër që do të na motivoj edhe më shumë që të japim gjithçka nga vetja dhe të bëjmë një histori tjetër së bashku.

“Bota sot”: A mendoni se Kosova ka ndryshuar shumë me vitet e kaluara si kombëtare, ka krijuar një ekip shumë të fortë?

Lulzim Shabani: Ne si kombëtare jemi rritur çdo vit pak nga pak por gjithmonë ne hapa të sigurt dhe kjo falë punës së trajnerëve dhe përfaqësuesve të federatës, që gjithmonë kanë qenë afër nesh dhe ne patjetër që jemi mundur të ia kthejmë në mënyrën më të bukur pas çdo grumbullimi e ndeshje që kemi pasur.

“Bota sot”: Çfarë iu premton tifozëve ‘Dardanëve’?

Lulzim Shabani: Tifozët fillimisht kisha dashur që t’i falënderoj për gjithë përkrahjen morale që na ka bërë gjatë këtyre ndeshjeve edhe pse nuk kanë mundësi që të jene afër nesh fizikisht, ne i falënderojmë nga zemra për përkrahjen e tyre të çfarëdo lloji.
Unë ju premtoj që do ta bëjmë krenar të gjithë Kosovën dhe  Dardanëve ju them që të bëhen gati për festë të çmendur me datë 28 prill.

Grupi 8
Tabela

1. Suedia    3    3    0    0    90:70    6
2. Kosova    4    1    1    2    94:110    3
3. Rumania    4    1    1    2    114:113    3
4. Mali i Zi    3    1    0    2    83:88    2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat