Lajmi i hidhur, Kosova mbetet pa një emër të sportit! Lamtumirë Fahri Buçinca

Hendboll

Lajmi i hidhur, Kosova mbetet pa një emër të sportit! Lamtumirë Fahri Buçinca

Nga: K.Goca Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:16
Lajmi i hidhur, Kosova mbetet pa një emër të sportit! Lamtumirë Fahri Buçinca

Fahri Buçinca ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. 

Njeriu që i dha shumë sportit vushtrrias dhe të Kosovës. Kosova mbetët pa një veprimtar të shquar sportiv, që ishte i lidhur me të gjitha sportet, por më së shumti me hendbollin. 

Ai ka qenë edhe veprimtar i dalluar në gjeneratës së sakrificës, në vitet 90-ta, duke mos e kursyer kurrë veten. 

Shumë vite në stafin e klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), kur shkëlqenin me sukses në periudhën 2008-2009.
Kosova varfërohet edhe pa një emër të sportit.

Në vitet e 90-ta, Fahri Buçinca ka qenë anëtar i Komisionit te garave dhe anëtar i Kryesisë së Federatës së Hendbollit të Kosovës, mbi të gjitha veprimtar i palodhur sportiv, një patriot që se kishte shoqin. 

“Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi”, - ka shkruar mes të tjera vajza e tij Xheraldina Vula.

""Vdiq Fahri Buçinca, doajeni i hendbollit vushtrrias dhe të Kosovës.

Hendbolli i Kosovës ka mbetur sot pa një personalitet të shquar dhe një kontribues shumëvjeçar. Fahri Buçinca, doajen i hendbollit vushtrrias dhe atij kosovar në përgjithësi, ka ndërruar jetë në moshë 86-vjeçare.

Kontributi i të ndjerit për sportin tonë është shumë i madh. Buçinca nisi karrierën si lojtar në vendlindje, Vushtrri, si pionier i hendbollit. Më vonë Buçinca e bëri elitare skuadrën vushtrriase. Ishte anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Prishtina e po ashtu delegat në ligat federative. Nga viti 1991 ishte anëtar i kryesisë së FHK-së dhe anëtar i Komisionit të garave të Ligës së Republikës së Kosovës, të mëvetësuar në vitin 1991.

Ishte aktiv edhe në publicistikën sportive, sidomos për regjionin e Vushtrrisë. Është nderuar nga FHK-ja me mirënjohje për vepër jetësore e po ashtu nga KOK-u për kontributin në sport.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllime familjes Buçinca. Kontributi i Fahri Buçincës do të kujtohet përherë", shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat