Besim Hasani: Ndihem i nderuar që pata fatin ta njoh dhe të bashkëpunojë me Fahriun 

Hendboll

Besim Hasani: Ndihem i nderuar që pata fatin ta njoh dhe të bashkëpunojë me Fahriun 

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:07
Besim Hasani: Ndihem i nderuar që pata fatin ta njoh dhe të bashkëpunojë me Fahriun 

Komiteti Olimpik i Kosovës, me presidentin Besim Hasani, iu shpreh ngushëllime familjes Buçinca, për ndarjen nga jeta të doajenit të hendbollit, Fahri Buçinca.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të sportit të hendbollit, Fahri Buçinca, njëherit anëtar i Bordit të parë Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës në periudhën 1992-1996.

Hendbolli kosovar dhe sporti në tërësi humbën një personalitet të çmuar, kontributi i të cilit në avancimin e hendbollit kosovar dhe sportit në tërësi ishte i madh.

Ndarja e tij nga jeta do të lë mangësi të mëdha tek brezat e rinj, për të cilët ishte idhull se si me punë dhe përkushtim arrihet deri tek suksesi.

Buçinca nisi karrierën si lojtar në vendlindje, Vushtrri, si pionier  i hendbollit, duke e bërë më vonë elitare skuadrën vushtrriase. Ishte anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Prishtina, e po ashtu delegat në ligat federative. Nga viti 1991 ishte anëtar i kryesisë së FHK-së dhe anëtar i Komisionit të garave të Ligës së Republikës së Kosovës, të mëvetësuar në vitin 1991. 

Për kontributin e tij në sport, Komiteti Olimpik i Kosovës e kishte nderuar me mirënjohjen për “Vepër Jetësore”.
Ndihem i nderuar që pata fatin ta njoh dhe të bashkëpunojë me Fahriun, i cili kishte një personalitet të lartë dhe ishte i dashur për të gjithë. 

Në emrin tim personal dhe Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Federatës së Hendbollit të Kosovës, miqëve dhe dashamirësve të sportit”, shkruan në telegram ngushëllimin e Besim Hasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat