Fitorja e 17-të për Prishtinën

Hendboll

Fitorja e 17-të për Prishtinën

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:31
Fitorja e 17-të për Prishtinën

Skuadra e Prishtinës e ka shënuar fitoren e 17-të në këtë edicion të kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të enjten në ndeshjen përmbyllëse të javës së 22-të të Superligës A, Prishtina e mposhti në kryeqytet skuadrën e Trepçës me rezultat 35:30.

Edhe pas pjesës së parë dallimi ishte 5 gola, 16:11.

D. Terziqi realizoi 7 gola për Prishtinën. Te mitrovicasit më efikasi ishte F. Cimili me 8 gola.

Prishtina është e dyta me 35 pikë. Trepça mbetet e katërta me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat