Prishtinës i dorëzohet trofeu për titullin te kadetët

Hendboll

Prishtinës i dorëzohet trofeu për titullin te kadetët

Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:14
Prishtinës i dorëzohet trofeu për titullin te kadetët

KH Prishtina e ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Kadetëve.

Në një kampionat interesant, Prishtina fitoi garën e fortë me KH Besa Famgas.

Të dy skuadrat mblodhën nga 34 pikë pas 18 xhirove, por për shkak të bilancit pak më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, Prishtina është e para.

Kupa e kampionit Prishtinës i është ndarë të enjten. Medaljet për lojtarët e Prishtinës i kanë ndarë anëtari i Bordit të FHK-së, Edi Kolgeci dhe Komesari i Garave, Istref Sadriu, që dorëzoi edhe trofeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat