Kosova luftoi kundër Austrisë, ky është rezultati final 

Hendboll

Kosova luftoi kundër Austrisë, ky është rezultati final 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:46
Kosova luftoi kundër Austrisë, ky është rezultati final 

Kombëtarja e Kosovës luftoi deri në pikën e fundit, por nuk ia dolën që të nxjerrin rezultat të favorshëm në palestrën e sportit Enzersdorf të Austrisë.

Austriaket shënuan fitore me rezultat 26:20 (11:12) ndaj Kosovës, në ndeshjen e parë të grupit 4 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Kosova u paraqitë në fushë me mungesa të mëdha, pa lojtaret kryesore, si Albana Arifi, Leonora Demaj, Mirjeta Bytyçi etj. kjo edhe ndikoi që mos të arrijnë rezultat edhe më të mirë.

Image

Në 30 minuta e parë Kosova bëri lojë shumë të mirë, duke e rivalizuar kombëtaren e austriake, ku në minutën e 21-të, rezultati ishte 9:7 për Kosovën.

Pas një loje shumë të mirë, vashat tona arritën me një gol epërsi (12:11) të shkojnë në pushim.
Në pjesën e dytë Kosova nuk e kishte freskinë e pjesës parë dhe austriaket gradualisht kaluan në epërsi dhe e ngritën atëprej 6 gola, 24:18 (në minutën e 55-të). 

Austria fiton me rezultat 26:20.

Duhet theksuar se në minutën e 57-të, Elma Kameri u përjashtua nga loja pas tre përjashtimeve nga 2 minuta.

Vashat e selektorit Agron Shabani edhe pse humbëm, treguan paraqitje dinjitoze ndaj austriakeve.

Hendbollistja Fitore Aliu me 7 gola dhe Mirela Gjikokaj me 6, janë më efikaset të Kosova, por edhe lojtaret tjera dhanë maksimumin. Në radhët e austraikeve u dallua Reichert me gjithsej 9 gola.

Austria starton me fitore, Kosova me humbje! Nesër po në të njëjtën palestër (18.00) Kosova ndeshet me italianet dhe kërkon pikët e para.

 

Kosova-Austria 20:26 (12:11)

Palestra e sportit Enzersdorf në Austri.

Kosova: Kelmendi, Kameri, Gjikokaj 6, Shatri, Aliu 7, Hajdari 2, Rugova 1, Shedadi, Stagova 1, Ukaj, Kastrati, M. Hajdari 1, Bytyqi, Ujkiq dhe Meltern 2.

Austria: L. Inavcok, Pandza, Frey, Dediq, Schindler 4, Rauter, Gangel, Wess 3, Blazek, Reichert 9, Felsberger, Kaiser, Schlegel 3, I, Ivancok 2, Neidhart 3 dhe Hubern 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat