FHK: Nesër na pret ndeshja vendimtare me Italinë

Hendboll

FHK: Nesër na pret ndeshja vendimtare me Italinë

Nga: K.G. Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:57
FHK: Nesër na pret ndeshja vendimtare me Italinë

Kombëtarja e Kosovës sonte me gjithë angazhimin deri në fund, dolën me rezultat negativ me austriaket. 

Austria ka shënuar fitore me rezultat 26:20 ndaj Kosovës, në kuadër të xhiros së parë të grupit 4 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.   

“E kemi humbur ndeshjen ndaj Austrisë, që ishte më e mirë në pjesën e dytë. Nesër na pret ndeshja vendimtare me Italinë. 

Angazhimi i vajzave ishte në nivel, por u vërejt mungesa e shumë lojtareve. 

Kemi fituar shumë lojtare të reja që japin shpresë për të ardhmen”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ndeshja me Italinë luhen në orën 18.00 në palestrën Enzersdorf të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat