Italia shuan ëndrrën e Kosovës!

Hendboll

Italia shuan ëndrrën e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:35
Kosova

Kombëtarja e Kosovës pëson humbje me rezultat 24:22 (11:10) nga Italia, në kuadër të grupit 4 të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror, ndeshje që u zhvillua në palestrën Enzersdorf të Austrisë. 

Nuk duhet harruar edhe faktin se Kosova u paraqit pa tre lojtare kryesore, Mirjeta Bytyqi, Albana Arifi dhe Leonora Demaj.

Në pjesën e parë të lojës, Kosova avancoi me 1:2, pastaj me 2:4 në minutën e 5-të.  Pas kësaj minute zhvillohet lojë me rivalitet të madh, Italia në epërsi me 7:6, pastaj barazohen shifrat 7:7.

Deri në përfundim të pjesës së parë të dyja Kombëtaret kanë bërë disa gabime, duke humbur disa raste.

Duhet veçuar portieren Kristina Ujkaj e cila ka qenë jashtëzakonisht e mirë në 30 minutat e parë, duke pritur disa goditje të rivales madje edhe një penallti. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 11:10 në të mirë të Italisë.

Në pjesën e dytë, Kosova e nisi zbehtë, duke lejuar italianet në minutat e parë të kësaj pjesë të shkëputen me 5 gola (15:10). Megjithatë, me kalimin e kohës, vashat tona afrohen në rezultat falë lojës së mirë të Elma Kamerit, ku ngushton rezultatin 17:16 (47’).

Jo vetëm Kameri por edhe Suzana Ujkiq tregoi lojë të mirë në pjesën e dytë, e cila përveç që shënoi dy herë nxori edhe një penallti. Vashat tona përkundër angazhimit deri në fund, nuk arritën të barazojnë rezultatin.

Duhet theksuar në minutën e 57-të , Italia në epërsi me 23:21.

Tre minutat e fundit u zhvilluan me emocione të mëdha në fushë sepse çdo gabim ishte i pariparueshme, megjithatë Italia fitoi me 24:22. Elma Kameri është më efikasja me 6 gola e ndihmuar nga Marigona Hajdari me 5 sosh dhe të italianen Iliria Dalla Costa me 5 e Biaca del Balzo me 5 gola.

Vashat e selektorit Agron Shabani u përpoqën deri në fund, por nuk arritën barazimin.  Përfundon ëndrra e Kosovës për kualifikim më tej në Kampionatin Botëror.  Kosova e humbi ndeshjen me fajin e vet, sidomos në pjesën e parë humbën disa raste ndër to edhe një penallti, që kanë mundur edhe të shkëputen në epërsi.

Austria kryeson në grupin e 4-të me 2 pikë sa ka edhe Italia dhe Kosova është në fund me 0 pikë. 

Italia-Kosova 24:22 (11:10)

Italia: Ferrari, Cappelarro 2, Dalla Costa 5, Babbo 4, Balzo 5, Fanton 2, Djiogap 1, Mamolojviq 1,  Stefanelli, Rotondo 3, Lucarini, Eghianruwa, Fabbo 1 dhe Pruenster.
Kosova: Ujkaj, Kameri 6, M. Hajdaraj 5, Aliu 2, Gjikokaj 2, A. Hajdari 3, Rugova 2, Stagova 1, Ujkiq 2, Kelmendi, Shatri, Shehdadi, Kastrati, Bytyqi dhe Ylberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat