FHK: Kosova - në nivel me Austrinë e Italinë

Hendboll

FHK: Kosova - në nivel me Austrinë e Italinë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:50
FHK: Kosova - në nivel me Austrinë e Italinë

Kombëtarja e Kosovës humbi (24:22) me Italinë, në  ndeshjen vendimtare për kalim tutje në kualifikimet për Botërorin 2021. 

“Vajzat tona u angazhuan, por që këtë herë nuk ishte e mjaftueshme për fitore.

Na mbetet shumë punë që të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme.
Vajzat nuk e kishin freskinë edhe për shkak të ngarkesës së madhe në ndeshjen e djeshme ndaj Austrisë, ndërkohë që Italia ishte e lirë.

Kemi fituar shumë lojtare të reja dhe kemi dëshmuar që jemi në nivel me Austrinë e Italinë. 

Nuk kemi shënuar në shumë raste nga pozita ideale dhe kjo në fund kishte ndikimin e vet. 
Menjëherë në fund të majit e fillim të qershorit na presin ndeshjet kualifikuese për Euro 2022, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës në faqen e facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat