Motrat Hajdari, rrisin ndjeshëm cilësinë në Kombëtaren e Kosovës 

Hendboll

Motrat Hajdari, rrisin ndjeshëm cilësinë në Kombëtaren e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:46
Motrat Hajdari, rrisin ndjeshëm cilësinë në Kombëtaren e Kosovës 

Federata e Hendbollit e Kosovës ka fjalë të mëdha për motrat Hajdari, që sonte vërtetë treguan lojë të mirë kundër Italisë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Kosova pësoi humbje me rezultat 24:22 ndaj Italisë, por la përshtypje të mirë me gjithë eliminimin nga kjo garë. 

“Kemi humbur ndeshjet në Austri, por kemi fituar shumë lojtare të reja që na mbushin optimizëm për të ardhmen. 

Image

Motrat Hajdari, Marigona e Arlinda, rrisin ndjeshëm cilësinë në Kombëtare. I mirëpresim edhe motrat Bytyqi, Mirjetën e Mërgimen. Mirjeta është në pritje që të fitoj të drejtën të luaj për Kosovën dhe i ka shërbyer shumë atmosferës në ekip.

Mërgimja ka debutuar, njëjtë si portierja cilësore, Kristina Ukaj dhe hendbollistja me të ardhme nga Istogu, Yllka Shatri.

Image

Të gjitha këto së bashku me Mirelën, Njomzën, Elmën, Albinën, Fitoren, Aidën, Aurorën, Meltemin, Suzanën, Veronikën dhe të tjerat që do të vijnë, do të na bëjnë krenarë.

Faleminderit vajza”, shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat