Besa Famgas e Prishtina ashtu siç pritej

Hendboll

Besa Famgas e Prishtina ashtu siç pritej

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:34
Besa Famgas e Prishtina ashtu siç pritej

Besa Famgas e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së 23-të Superligës A.

Kampionia Besa, me shumë debutues në përbërje, ka fituar në udhëtim ndaj Drenicës me rezultat 43:21. Prishtina fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 45:28.

Besa ka vetëm fitore dhe udhëheq në tabelë me 46 pikë. Prishtina është e dyta me 37 pikë.

Në Superligën B u luajt java e 21-të. Të premten, Vushtrria fitoi 40:35 ndaj Prizrenit. Të shtunën, Llapi e mposhti Zhegrën me rezultat 38:35.

Zhegra udhëheq me 19 pikë. Nga 16 tani i kanë Vushtrria e Llapi. Prizreni është i fundit me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat