Istogu nderon me një minutë heshtje Bedri Hajzerajn! Shala i kënaqur me kualifikim 

Hendboll

Istogu nderon me një minutë heshtje Bedri Hajzerajn! Shala i kënaqur me kualifikim 

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:36
Istogu nderon me një minutë heshtje Bedri Hajzerajn! Shala i kënaqur me kualifikim 

Skuadra e hendbollit Istogu, lidere e Superligës së Kosovës, nuk njeh rivale qoftë në kampionat qoftë për Kupë.

Istogu për herë të gjashtë më radhë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi që ka mposhtur sonte në palestrën e sporteve në Istog skuadrën e Samadrexhës me rezultat 36:19.

Këtë ndeshje skuadrat e kanë filluar më një minutë heshtje në shenjë respekti për kontributin e dhënë për sportin Istogas të pedagogut sportiv, lojtarit dhe trajnerit të klubit të hendbollit Istogu meshkuj dhe klubeve tjera  të qytetit z. Bedri Hajzeraj i cili pak ditë me parë u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Trajneri Faruk Shala është i kënaqur me lojë dhe kualifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat