Në Ferizaj ndeshja për vend të tretë

Hendboll

Në Ferizaj ndeshja për vend të tretë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:15
Në Ferizaj ndeshja për vend të tretë

Superliga A e hendbollistëve vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 24-t. Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Ferizaj në mes të Kastriotit e Trepçës. Ndeshjen e kaluar mes këtyre dy skuadrave të luajtur në Mitrovicë e kishin fituar ferizajasit.

Kastrioti e Trepça janë në garë për vendin e tretë. Aktualisht i kanë pikët e barabarta, nga 24. Kastrioti është i treti e Trepça e katërta.

Ndeshja Kastrioti – Trepça luhet të shtunën nga ora 19:00. Në termin të njëjtë është takimi Drenica – Prishtina. Prishtina është favorite e madhe për të fituar dy pikë të reja, njëjtë si Besa Famgas ndaj Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë, të dielën nga ora 17:30.

Në Superligën B të shtunën janë ndeshjet e xhiros së 22-të. Nga ora 16:30 takohen Prizreni e Zhegra kurse prej orës 19:00 është ndeshja e rëndësishme mes Llapit e Vushtrrisë. Edhe Vushtrria e Llapi kanë pikë të barabarta, nga 16, dhe po luftojnë për t’i ikur pozitës së parafundit që dërgon në plejaut. Zhegra udhëheq me 19 pikë, Vushtrria është e dyta, Llapi i treti dhe Prizreni i fundit (4) me vetëm tri pikë.

Në Ligën e Parë është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Vjosa – Rahoveci, KEK-u – Dukagjini, Istogu – Lepenci, Samadrexha – Drita, Ulpiana – Deçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat