Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje çerekfinale në Ligën Evropiane

Hendboll

Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje çerekfinale në Ligën Evropiane

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:39
Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje çerekfinale në Ligën Evropiane

Një tjetër delegim evropian kishin gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës këtë fundjavë.

Dy gjyqtarët gjakovarë, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, të shtunën drejtuan ndeshjen e hendbollisteve në mes të Dunarea Braila dhe Minaur Baia Mare.

Ndeshja e dy skuadrave rumune u zhvillua në Braila. Fitore me rezultat 31:24 shënoi skuadra mysafire, Minaur Baia Mare. Ishte kjo ndeshja e parë çerekfinale e Ligës Evropiane. Ndeshja e kthimit është më 3 prill në Baia Mare.
Për delegat, Bytyqi e Kasapi e kishin rumunin Nicolae Vizitiu.

Gjyqtarët e FHK-së po avancojnë vazhdimisht. Ndeshje gjithnjë e më të rëndësishme evropiane po iu delegohen për të drejtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat