Derbit në Prishtinë e Ferizaj

Hendboll

Derbit në Prishtinë e Ferizaj

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:10
Derbit në Prishtinë e Ferizaj

Prishtina – Ferizaj dhe Kastrioti – Vushtrria janë kryendeshjet e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshja e dy skuadrave me synime në këtë edicion, Prishtinës e Ferizajt, luhet të shtunën nga ora 17:00 në kryeqytet.

Një orë më vonë nis takimi në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Vushtrrisë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Istogu (15:00) e Jusuf Gërvalla – Drita (15:00).

Ndërsa të dielën luhen dy takime: Vjosa – Shqiponja (18:00), KEK-u – Samadrexha (16:30).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 13-të kurse ndeshjet luhen të dielën. CLICK – Deçani (14:00), Trepça – Dukagjini (11:00) dhe Ulpiana – Llapusha (16:00) janë ndeshjet e kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat