Istogu pretendon fitoren e 19-të rresht

Hendboll

Istogu pretendon fitoren e 19-të rresht

Nga: K.G. Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:08
Istogu pretendon fitoren e 19-të rresht

Liderja e kampionatit, Istogu, synon fitoren e 19-të rresht. 

Skuadra e Istogut është mysafire e Vëllaznimit në Gjakovë, në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës.

“Istogu sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Vëllaznimit nga Gjakova, me synime për të vazhduar formën fantastike që po kalojnë. 

Istogaset deri më tani kanë arritur t’i fitojnë të gjitha 18 ndeshjet e zhvilluara dhe synojnë të vazhdojnë më këtë ritëm”, ka bërë të ditur Istogu.

Ndeshja luhet sot në orën 15.00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat