Istogu nuk ndalet, 19 fitore rresht! Vëllaznimi - Tina Hetemi 15:16

Hendboll

Istogu nuk ndalet, 19 fitore rresht! Vëllaznimi - Tina Hetemi 15:16

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:10
Tina Hetemi

Istogu nuk ka kundërshtare të denjë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Liderja e kampionatit pa vështirësi ka shënuar fitore në Gjakovë, me rezultat 41:15 ndaj Vëllaznimit. 

E veçantë, Tina Hetemi e vetme shënoi gola më shumë se komplet skuadra e Vëllaznimit. Ose Tina Hetemi - Vëllaznimi 16:15. 

Trajneri Faruk Shala është i kënaqur me paraqitjet e vajzave të tij dhe me fitoren e 19-të rresht. 

Përveç Tina Hetemi me 16 gola, efikasi ishin edhe Pranvera Ferataj me 6, Alberina Halitaj 5, Natalia Millatoviq 5, Adelina Berisha 5 gola etj. Edona Radoniqi me 12 gola është më efikasja të gjakovaret. 

Istogu vargon fitoren e 19-të, udhëheq renditjen me 38 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i 9-ti me 12 pikë pas 19 jave. 

Vëllaznimi-Istogu 15:41 (6:25)
Vëllaznimi: Mullakadrija, Kabashi, Bardhi, Bordoniqi, Dana, Goranci, Gashi, Hoda 1, Daija, Radoniqi 12, Varaki 2.
Istogu: Ahmetxhekaj, Hetemi 16, Halitaj 5, Mijatoviq 5, Muratoviq, Berisha 5, Ferataj 6, Venetsky 2,  Shatri 2, Rugova dhe Shehdadi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat