E 26-ta rresht për Besa Famgasin, e 13-ta për Kastriotin

Hendboll

E 26-ta rresht për Besa Famgasin, e 13-ta për Kastriotin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:42
E 26-ta rresht për Besa Famgasin, e 13-ta për Kastriotin

Besa Famgas e ka shënuar fitoren e 26-të rresht në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në kuadër të Superligës A, skuadra pejane fitoi në “Karagaçi” me rezultatin bindës, 41:22. Besa Famgas e mposhti Trepçën e Mitrovicës.

Nikola Prce realizoi 8 gola për Besën kurse Arbios Mushkolaj e Victor Alonso i realizuan nga 6. Fidan Cimili e Kapllan Terziqi i shënuan nga 5 gola për Trepçën.

Besa udhëheq në tabelë me 52 pikë. Trepça është e treta me 28 pikë.

Fitore të shtunën shënoi edhe Kastrioti i Ferizajt. Kastrioti në Drenas e mposhti Drenicën me rezultat 33:27. Për Kastriotin ishte fitorja e 13-të. Me 26 pikë skuadra ferizajase renditet e katërta. Drenica është e gjashta me 16 pikë.

Festim Mustafa  shënoi 14 gola për Kastriotin, kurse Endrit Hamza shënoi 10 gola për Drenicën.

Ndeshja Vëllaznimi – Prishtina është nesër.

Në Superligën B të shtunën u luajt ndeshja e dytë e xhiros së 23-të. Zhegra fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me 34:28.

Mirsad Jashari i Vushtrrisë dhe Alban Haziri i Zhegrës u shquan me efikasitet. Shënuan nga 14 gola. Zhegra është e para me 23 pikë, ndërsa Vushtrria e treta me 16 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat