Kosova shpreson në mrekulli: Fitorja na dërgon në Evropian

Hendboll

Kosova shpreson në mrekulli: Fitorja na dërgon në Evropian

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:23
Kosova shpreson në mrekulli: Fitorja na dërgon në Evropian

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt), beson e shpreson në mrekull kundër Malit të Zi.

"Për një festë si kjo në fotografi, po shpresojmë për mbrëmjen e 28 prillit.

Më pak se tri javë kanë mbetur deri te ndeshja Kosova – Mali i Zi, e vlefshme për grupin e tetë të eliminatoreve të rregullta për “Euro 2022”.

Fitorja na dërgon në Evropian dhe djemtë tanë do të lënë zemrën në fushën e lojës për të shkruar histori.

Më pas më 2 maj në Alingsas mbyllim këto eliminatore me nënkampionen në fuqi të botës, Suedinë. Suedia ka shpallur listën dhe ka ftuar 17 hendbollistë që më 31 janar siguruan vendin e dytë në botë.

FHK-ja është e mobilizuar për përgatitje shembullore të këtyre dy ndeshjeve. Selektori Bujar Qerimi pas pak ditësh do ta publikojë listën e lojtarëve të ftuar. Pra listën e atyre që me angazhim do të na bëjnë edhe njëherë krenarë", shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat