Gëzim Batatinca - lojtar i Gjeneratës së Republikës, kujton kërcënimet e milicisë serbe 

Hendboll

Gëzim Batatinca - lojtar i Gjeneratës së Republikës, kujton kërcënimet e milicisë serbe 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:07
Gëzim Batatinca - lojtar i Gjeneratës së Republikës, kujton kërcënimet e milicisë serbe 

Sportistët shqiptarë përkundër kërcënimeve të mëdha nga regjimi serb, asnjëherë nuk u ndalën por i zhvilluan garat në fusha të improvizuara në kuadër të Republikës së Kosovës. 

Gëzim Batatinca i takon Gjeneratës së Republikës, që me sukses luajti për klubin e hendbollit Llapi nga Podujeva në vitet e 90-ta (1991-1999).

Batatinca kujton ato kohëra të vështira, kërcënimet nga regjimi serb.  

“Nuk e harroj kurrë atë periudhë! 

Ishte kohë e rëndë, luanim në Dumnicë, Gërmi etj. Më kujtohen kërcënimet, si në Dumnicë po edhe në Ferizaj dhe në Drenas. 

Në Ferizaj kanë qenë 5 persona prej nesh, që janë rrahur nga milicia serbe”, tregon Babatinca për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Batatinca tha se ka qenë periudha më e rëndë por është krenar që sado kudo dha kontribut në gjeneratën e sakrificës, duke mbijetuar sporti. Ai, me mijëra sportistë iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat