Qerimi shpall listën e hendbollistëve kundër Malit të Zi, synojnë ta shkruajnë historinë

Hendboll

Qerimi shpall listën e hendbollistëve kundër Malit të Zi, synojnë ta shkruajnë historinë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:25
Qerimi shpall listën e hendbollistëve kundër Malit të Zi, synojnë ta shkruajnë historinë

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto duelet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Pas barazimit dhe fitores së jashtëzakonshme ndaj Rumanisë, Kosova synon fitoren me Malin e Zi për të siguruar suksesin historik – kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ndeshja Kosovë – Mali i Zi zhvillohet më 28 prill në Prishtinë. Më pas më 2 maj, Kosova i mbyll eliminatoret me ndeshjen në udhëtim ndaj Suedisë, nënkampiones në fuqi të botës.

Kosova është e treta në Grupin 8 me 3 pikë, sa i ka edhe Rumania në vend të dytë. Suedia udhëheq me 6 pikë, kurse Mali i Zi është i katërti me 2 pikë. Kosova e Rumania i kanë luajtur nga katër ndeshje, ndërsa Suedia e Mali i Zi nga tri.

Seleksionuesi Qerimi është bazuar në ekipin që ka siguruar fitoren historike në Bukuresht. Por ka edhe emra të rinj.

Në ekipin kombëtar janë kthyer Fatlum Ahmeti e Bashkim Gashi që bëjnë karrierë në Suedi. Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës dhe Arbios Mushkolaj e Arti Luzha të Besa Famgas.

Në ekipin e zgjeruar të Qerimit bëjnë pjesë 20 lojtarë. Ndërkohë në shtabin teknik të tij janë Fatmir Muhaxheri e Veton Hajrizi.

Grumbullimi i hendbollistëve bëhet më 23 prill në Hotelin Internacional në Prishtinë prej orës 12:00.

Lista:

Agon Bajqinovci (Prishtina), Kastriot Jupa (Besa Famgas), Bashkim Gashi (Orebro), Valon Dedaj (Kreuzlingen), Fatlum Ahmeti (Lindesberg), Drenit Tahirukaj (Kreuzlingen), Deniz Terziqi (Prishtina), Arti Luzha (Besa Famgas), Arbios Mushkolaj (Besa Famgas), Luigj Quni (Amicitia Zurich), Festim Mustafa (Kastrioti), Drilon Tahirukaj (Besa famgas0; Lulzim Shabani (Prishtina), Haris Berisha (Kreuzlingen), Bujar Ramosaj (Besa Famgas), Jon Muqolli (Besa Famgas), Leonard Gegaj (Karra HF), Rron Ramadani (Prishtina), Egzon Gjuka Besa Famgas) dhe Liridon Zena (Zamet).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat