Mejdi Maliqi - veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Mejdi Maliqi - veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:18
Mejdi Maliqi - veprimtar në Gjeneratën e Republikës 

Vepruan në forma të ndryshme në vitet e 90-ta në Republikën e Kosovës, dikush financiarisht, dikush me gjetjen e lojtarëve të talentuar, disa tokat pjellore i shndërruan në fusha sportive etj. duke i bërë rezistencë regjimit serb.

Mejdi Maliqi i takon Gjeneratës së Republikës dhe ishte prej veprimtarëve të palodhur sportiv në Komunën e Ferizajt.

Siç tregon edhe prof. Ismet Jupa, trajner i mirënjohur i hendbollit,  Maliqi ka dhënë kontribut të madh, duke e përmendur vitin 1994, kur mblodhi lojtaret e talentuara të hendbollit nëpër shkolla fillore dhe i pruri në KH Kastrioti (femrat), që ishte riaktivizuar në at vit.

Maliqi si mijëra sportistë shqiptarë, në asnjë moment nuk u dorëzua para agresorit serb, por në bazë të mundësive të tij kontriboi për hendbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Ai ishte një veprimtar i vyeshëm sportiv në ato kohëra të vështira që ekzistonte sporti në Kosovë.

Pa njerëz të vullnetit të mirë, pa veprimtar sportiv, donatorë, sportistët të lëmive të ndryshme, sporti nuk do të ekzistonte në vitet e 90-ta, ku në çdo sekondë jeta ishte në rrezik nga okupatori serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat