Mali i Zi tronditet para ndeshjes me Kosovën, jetë a vdekje!

Hendboll

Mali i Zi tronditet para ndeshjes me Kosovën, jetë a vdekje!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:39
Mali i Zi tronditet para ndeshjes me Kosovën, jetë a vdekje!

Kombëtarja e Kosovës synon që të futet në histori, si Kombëtarja e parë nga sportet kolektive në vendin tonë, që mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian për seniorë në hendboll (meshkujt).

Nga ana tjetër, Mali i Zi, sot është tronditur, vdes trajneri i portierëve të kombëtares malazeze, Gojko Vuçiniq.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 51-të vjeçare pas një sëmundje.

Me 28 prill, Kosova do të ndeshet me Malin e Zi, ndeshje që vlerësohet si finale apo jetë a vdekje. Kosova me fitore pothuajse edhe mund të kualifikohet, por varen edhe rezultatet e ndeshjeve tjera.  Ndeshja është e vlefshme për grupin e tetë të eliminatoreve të rregullta për “Euro 2022”. 

“Fitorja na dërgon në Evropian dhe djemtë tanë do të lënë zemrën në fushën e lojës për të shkruar histori”, kështu u shkrua ditë me parë nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

FHK po përgatitet për ndeshjen e 28 prillit që luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, kurrë nuk ka qenë më afër historisë. Suedia e kryeson grupin me 6 pikë, pasojnë Kosova me 3, Rumania 3, Mali i Zi me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat