Istogu pas fitores së 21-të rresht, pyet: A ka ndonjë rivale të fortë?

Hendboll

Istogu pas fitores së 21-të rresht, pyet: A ka ndonjë rivale të fortë?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:42
Istogu pas fitores së 21-të rresht, pyet: A ka ndonjë rivale të fortë?

Liderja e Kampionatit të Kosovës, Istogu, në 21 ndeshje po aq fitore! Vashat e Istogut sot pa ndonjë mund të madh e mposhtën me rezultat 42:23 (20:11) Shqiponjën nga Gjakova, në takimin e javës së parafundit (e 21-ta). 

Istogu pas fitores së 21-të rresht, pyet: A ka ndonjë rivale të fortë?

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, përgëzon vashat për lojë dhe për fitore, tani zotohet për fitoren e 22-të kundër kampiones në fuqi, Ferizaj dhe të futet në histori të pasluftës, si skuadër që po e përfundon kampionatin pa asnjë humbje e pa asnjë barazim, por me qind për qind të pikëve.

Hendbollistja Pranvera Ferataj është më efikasja me 8 gola, e ndihmuar nga Suzana Ujkiq me 6 gola, Tina Hetemi 6, Adelina Berisha 5, Esma Muratoviq 5, Natalia Millatoviq 4 gola etj. 

Të shqiponja Agoneta Goçi ishte më efikasja, me gjithsej 6 gola.

Istogu udhëheq bindshëm renditjen me 42 pikë dhe Shqiponja zë vendin e gjashtë me 22 osh. 

Istogu – Shqiponja 42:23 (20:11) 
Palestrat e sportit në Istog.  
Istogu: Shehdadi, Ujkiq 6, Hetemi 6, Halitaj 1, Milatoviq 4, Berisha 5, Ferataj 8, Venetsky 6, Ahmetxhekaj, Shatri 1 dhe Muratoviq 5.
Shqiponja: Quni, Goçi 8, L. Ferizaj 1, Fazlija 2, Vokshi 6,  Frrokaj 2, Dobruna 4, E. Ferizaj, R. Berisha, Nuza dhe A. Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat