Derbi i madh në Ligën e Parë

Hendboll

Derbi i madh në Ligën e Parë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:44
Derbi i madh në Ligën e Parë

Këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e xhiros së fundit (18) në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Derbi i madh luhet në Rahovec, të dielën nga ora 18:00. Takohen Rahoveci dhe Samadrexha.

Të dielën është edhe ndeshja Deçani – KEK-u, që fillon në ora 17:00.

Deçani është lider me 31 pikë dhe me fitore siguron titullin dhe promovimin në Superligë. Ndërkohë Samadrexha e Rahoveci janë në pozitat dy e tre me nga 30 pikë.

Skuadra që renditet e dyta luan në plejaut me të parafundit në Superligë, për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm.
Drita – Vjosa, Ulpiana – Istogu dhe Lepenci – Dukagjini janë ndeshjet tjera të xhiros së fundit.

Fakti se gara për titull dhe pozitën e dytë vendosen në xhiron e fundit dëshmon për një kampionat shumë interesant në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat